Sporti

Boksieri britanik nënçmon rëndë Markun: Me këtë performancë unë e shkatërroj atë, ai s’mund t’i lidhë as këpucët e mia

04/02/2022 23:48
nga:Mergim Rreci

Florian Marku e ka mbrojtur me shumë sukses titullin kampion.

Boksieri shqiptar e ka mposhtur kundërshtarin e tij, britanikun Chris Jenkins, përcjell GazetaBlic Sport.

Ishte një seri e fuqishme goditjesh që i dha fitoren atij.

Megjithatë, boksier Chris Kongo e ka nënçmuar atë pas meçit, duke thënë se do ta shkatërronte boksierin shqiptar.

“Ai ishte duke humbur. Me këtë performancë unë e shkatërroj atë. Vetëm shikoni paraqitjet e mia. Madje, nëse e shohim kështu, ai s’mund t’i lidhë as këpucët e mia”, tha Kongo.