Kanë përfunduar ndeshjet me fillim nga ora 16:00 në Premier League.
Chelsea është turpëruar nga Brentford në “Stamford Bridge”, duke u mposhtur me rezultat 1 me 4, shkruan GazetaBlic Sport.
Rudiger shënoi për avantazhin e skuadrës vendase, por që më pas Janelt me dy gola dhe Eriksen e Wisse me nga një i dhanë fitores skuadrës mysafire.
Christian Eriksen ka tre gola dhe një asistim në katër ndeshjet e fundit me Brentford dhe Danimarkën, kjo tregon për formën fantastike që është duke kaluar.
Ai u vlerësua me notë 8.4, që është nota e dytë më e mirë në ndeshje pas Janelt.



