Sporti

Prishtina fiton minimalisht derbin ndaj Llapit, Drita merr tre pikë të vështira në udhëtim ndaj Ulpianës

04/02/2022 15:53
nga:E K

Kanë përfunduar dy ndeshjet e sotme të xhiros së 27’të të Superligës së Kosovës.

Prishtina arriti fitore minimale ndaj Llapit në stadiumin Fadil Vokrri me rezultat 2-1, shkruan GazetaBlic Sport.

Besnik Krasniqi dhe Endrit Krasniqi në minutat 48’të dhe 65’të realizuan për epërsinë e dyfishtë të vendasve.

Golin e vetëm për Llapin e realizoi Drilon Fazliu në minutën e 78’të të takimit.

Në anën tjetër Drita fitoi me vështirësi ndaj Ulpianës me rezultat 2-3.

Për fitoren e Dritës realizuan, Jashari (5′), Simonovski 2x (25’dhe 59′), kurse për vendasit shënuan Rezi në minutën e 20’të dhe Qerimi në minutën e 43’të të takimit.

/GazetaBlic Sport/