Lajme

Fillon Kongresi i 8-të i SBAShK-ut, pritet të merret vendim për grevë të përgjithshme

04/02/2022 09:46
nga:Genita C

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBAShK) ka filluar Kongresin e 8-të, ku priten të zgjidhen struktura të larta të kësaj sindikate.

Në këtë Kongres, delegatët do ta vlerësojnë situatën aktuale në arsim dhe do të marrin vendim përfundimtar për angazhimet e radhës, për protestë, por edhe për veprime tjera sindikale, duke mos përjashtuar grevën e përgjithshme.

E ftuar në këtë Kongres është edhe ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) Arbërie Nagavci.

Rrahman Jashari sot pret ta marrë mandatin e tretë në krye të SBASHK-ut