Sporti

Shorti ndaj Serbisë në Kupën e Botës, Granit Xhaka vjen me komentin epik

04/01/2022 20:53
nga:Mergim Rreci

Në orën 18:00 është hedhur shorti për grupet e Kampionatit Botëror të futbollit 2022 që do të mbahet në Katar.

GazetaBlic Sport ka sjellur mbulimin direkt të ngjarjes, atje ku tashmë janë mësuar të gjitha grupet e Kupës së Botës 2022, përcjell GazetaBlic Sport.

Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit do të përballet sërish me Serbinë, në një tjetër ndeshje që pritet të jetë shumë emocionuese, takim ky që do të luhet me 2 dhjetor.

Granit Xhaka e ka komentuar shkurt këtë short përmes llogarisë së tij në “Instagram”.

“Jo edhe aq keq”, ka shkruar kapiteni i Zvicrës.