Në orën 18:00 është hedhur shorti për grupet e Kampionatit Botëror të futbollit 2022 që do të mbahet në Katar.
GazetaBlic Sport ka sjellur mbulimin direkt të ngjarjes, atje ku tashmë janë mësuar të gjitha grupet e Kupës së Botës 2022, përcjell GazetaBlic Sport.
Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit do të përballet sërish me Serbinë, në një tjetër ndeshje që pritet të jetë shumë emocionuese.
Më 22 qershor 2018, Zvicra e kishte mposhtur me përmbysje Serbinë, në atë ndeshje ku shkëlqyen dy futbollistët me origjinë shqiptare.
Xhaka kishte shënuar për 1-1 në minutën e 52-të, ndërsa Shaqiri kishte gjetur rrjetën në minutën e 90-të, golat e tyre ishin përcjellur me festën e shqiponjës.
Shaqiri ka folur pas hedhjes së shortit, atje ku tha se do të mundohen ta bëjnë më të mirën.
“Ka disa grupe vërtet të vështira, ne jemi në një prej tyre. Do të tentojmë më të mirën, unë dhe Graniti do ta udhëheqim skuadrën brenda dhe jashtë fushës”, tha ai.
/GazetaBlic Sport/


