Sporti

Gazeta zvicerane “Blick” shkruan për shortin Zvicër – Serbi, përmend edhe gjestin e “shqiponjës dykrenare”

04/01/2022 19:35
nga:Mergim Rreci

Në orën 18:00 ka nisur ceremonia e hedhjes së shortit për grupet e Kampionatit Botëror të futbollit 2022 që do të mbahet në Katar.

GazetaBlic Sport ka sjellur mbulimin direkt të ngjarjes, atje ku tashmë janë mësuar të gjitha grupet e Kupës së Botës 2022, përcjell GazetaBlic Sport.

Zvicra e Xhakës dhe Shaqirit do të përballet sërish me Serbinë, në një tjetër ndeshje që pritet të jetë shumë emocionuese.

Gazeta “Blick” i ka kushtuar një shkrim të shkurtër kësaj ndeshje menjëherë pas shortit, ku detyrimisht përmendët shqiponja e Xhakës dhe Shaqirit’

“Në vitin 2018, Zvicra u kualifikua si nënkampione e grupit pas Brazilit dhe përpara Serbisë për raundin e 16-të – falë fitores 2-1 në lojën shumë emocionale kundër Serbisë me debatin pasues për gjestin e “shqiponjës dykrenare” nga Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri”, shkruan kjo gazetë.