“Expose” prodhim televiziv i portalit “Gazeta Blic” sonte nga ora 22:10 në televizionin Kanal10 transmeton dokumentarin “Falsifikimi që rrezikon Kosovën”.
Në këtë dokumentar trajtohet qarkullimi i shtuar i parave të falsifikuara i cili rrezikon destabilizimin ekonomik të vendit.
Brenda ditës besohet se ndodhin qindra mashtrime me para të falsifikuara, të cilat kryesisht qarkullojnë në vendet ku përdorët më së shumti paraja kesh.
Kjo është evidente edhe në raportet zyrtare të Policisë së Kosovës, ndonëse në numër më të ulët të rasteve të raportuara.
Për dallim nga e kaluara kur paratë e falsifikuara janë tregutar në platforma ilegale si “Dark Web” aktualisht një fenomen i tillë negativ është prezent në rrjetin social “TikTok” i cili ka një shtrirje të madhe në Kosovë.
Me një kërkim të thjeshtë në këtë aplikacion, shfaqen dhjetëra video me para të falsifikuara të cilat mund t’i blej kushdo e më pas t’i nxjerrë në treg për të mashtruar të tjerët.
Ata që fshihen prapa këtyre parave të falsifikuara pretendimet i kanë se nuk dallojnë nga ato origjinale, ngshëm siç paraqiten edhe në videot e siguruara nga Expose.
Më tepër mund të kuptoni nga ora 22:10 në Kanal10 kur transmetohet dokumentari i Expose”Falsifikimi që rrezikon Kosovën”


