Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes, Dukagjini – Malisheva.
Malisheva dhe Dukagjini po përballen në ndeshjen hapëse të xhiros së 27’të të Superligës së Kosovës, shkruan GazetaBlic Sport.
Pas 45 minutave lojë, asnjëra nga skuadrat nuk ka arritur të gjejë rrugën drejt golit.
Dukagjini kishte raste më të mira, kur edhe në minutën e 27’të goditi shtyllën pas një gabimi të portierit të Malishevës, por topi nuk përfundoi në rrjetë.
Rezultati aktual 0-0.
/GazetaBlic Sport/


