Lajme

“Drejtoresha e shkollës në Gjakovë vetëm ka zbatuar ligjin, respektivisht udhëzimin administrativ të MASHT-it”

04/01/2022 10:42
nga:Gazeta Blic

Analisti politik, Imer Mushkolaj i ka dalë në mbrojtje drejtoreshës së shkollës në Gjakovë, ku ishte vendosur shenja që nuk lejohen nxënësit me shami, raporton Gazeta Blic.

Ai ka shkruar se ajo vetëm e ka zbatuar ligjin.

“Reagimet histerike, madje edhe nga deputetë, si dhe thirrjet për linç ndaj saj nuk janë gjë tjetër veç përpjekje për të përfituar pak politikisht dhe për t’u viktimizuar”, ka shkruar ai.

Reagimi i plotë:

Drejtoresha e shkollës në Gjakovë vetëm ka zbatuar ligjin, respektivisht udhëzimin administrativ të Ministrisë së Arsimit.

Reagimet histerike, madje edhe nga deputetë, si dhe thirrjet për linç ndaj saj nuk janë gjë tjetër veç përpjekje për të përfituar pak politikisht dhe për t’u viktimizuar.