Sporti

Legjenda angleze: Klopp po e mbanë Liverpoolin, me paratë që shpenzojnë do përfundonin në vendin e katërt apo pestë

04/01/2022 08:42
nga:E K

Ish mbrojtësi anglez, Gary Neville, ka paralajmëruar fansat e Liverpoolit për një periudhë jo të mirë pas largimit të Klopp.

Sipas Neville, Klopp është ai që po e bënë Liverpoolin konkurrues për titull, pasi me paratë që investojnë pronarët, “The Reds” do luftonin për vendin e 4’të apo 5’të me një trajner tjetër, shkruan GazetaBlic Sport.

“Tifozët e Liverpool-it nuk e kuptojnë tani këtë për shkak se janë në një pozitë të mirë, por sapo Klopp të largohet, paratë që po shpenzojnë do të thotë se ata përfundojnë në vendin e 4-të ose të 5-të, atëherë fansat e Liverpoolit do e shfaqin frustrimin e tyre ndaj pronarëve“, deklaroi Neville.

/GazetaBlic Sport/