Manchester City ka bërë një gjest human, ata kanë lejuar refugjatin ukrainas, Andrii Kravchuk, të stërvitet me ekipin.
Andrii Kravchuk do të stërvitet me ekipin e Man City, pasi Premier Liga kanë aprovuar kërkesën e ‘Citizens’.
Këtë gjest human e filloi ukrainasi Oleksandr Zinchenko, i cili i doli në ndihmë Andrii, që dikur kishin qenë shokë skuadre te Shakhtar.
Ukrainasi ishte në kampion stërvitor në Turqi me ekipin e tij rus Torpedo Moscow, kur filloi agresioni rus ndaj Ukrainës.
“Ndihesha tejet i parehatshëm. Isha duke luajtur në një ekip shetit i të cilit filloi pushtimin në atdheun tim. Populli ukrainas nuk do të më kuptonte mua nëse do vazhdoja të luaja në Rusi”, tha Kravchuk, përcjell lajmi.net.
Mefushori ka shkëputur kontratën e tij me ekipin rus dhe ka udhëtuar drejt Manchesterit, aty ku do të stërvitet me ekipin e grupmoshave U23 të Cityt, për pjesën e mbetur të sezonit.


