Lajme

Zelensky: “Do ta ndalojmë pushtuesin dhe do të pastrojmë vendin tonë”

04/01/2022 01:59
nga:Astrit Gashi

Presidenti i Ukrainës, Vladimir Zelensky, iu drejtua qytetarëve të tij në fund të ditës së 36-të që nga fillimi i agresionit rus kundët vendit të tij.

“Ne rezistuam shumë herë më shumë sesa mendonte armiku”, tha Zelensky.

Ai vuri në dukje se pas fillimit të sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës, u tha se Kievi do të mund të mbrohej për vetëm tri deri në pesë ditë dhe se do të pushtohej me lehtësi nga forcat ruse.

“Ata menduan se do t’u mjaftonte kaq kohë që të pushtonin gjithë vendin tonë. Dhe tashmë është dita e 36-të. Dhe ne jemi në këmbë. Dhe do të vazhdojmë të luftojmë,” tha ai.

“Të gjithë duhet të mendojmë për të ardhmen. Si do të jetë Ukraina pas kësaj lufte. Si do të jetojmë me ju. Sepse kjo është një luftë për të ardhmen tonë. Kjo është një luftë për jetët tona”, tha Zelensky.

Zelensky më tutje tha se ushtria ruse po forcon pozitat e saj në Donbas, Mariupol dhe në drejtim të Kharkovit dhe se beson se ushtria ruse do të godasë sërish.

“Trupat ruse po grumbullojnë potencialin për goditje. Sulme të forta. Ne do të mbrohemi. Do të bëjmë gjithçka që mundemi për të ndaluar pushtuesit dhe për të pastruar vendin tonë,” shtoi Zelensky.