Sporti

I kërkuar nga Lyon dhe Barcelona, Arsenali merr masa për vazhdimin e kontratës së Alexandre Lacazette 

03/31/2022 23:54
nga:Mergim Rreci

Alexandre Lacazette është në linjë për një marrëveshje të re afatshkurtër me Arsenalin, sipas L’Equipe.

30-vjeçari po tërheq interesim nga ish-klubi Lyon dhe Barcelona me kontratën e tij që i skadon në qershor, përcjell GazetaBlic Sport.

Megjithatë, “Topçinjtë” mund t’i ofrojnë Lacazette një kontratë të re njëvjeçare me opsionin e një viti shtesë në mënyrë që të shmangin pretenduesit e mundshëm.

Francezi ka 4 gola dhe 7 asistime gjatë 23 ndeshjeve të këtij edicioni në Premier League.

/GazetaBlic Sport/