Futbollisti i ri Isaac Drogba, djali i legjendës së Chelseat, Didier Drogba, ka bërë telashe në klubin e tij pasi është zhdukur pa paralajmërim.
Isaku (21) ndoqi hapat e të atit dhe filloi të ndërtojë një karrierë, por që në fillim duket se do të jetë e vështirë të përsëritet fama që arriti i ati i tij, përcjell GazetaBlic Sport.
Futbollisti i Academicës portugeze, që garon në rangun e dytë të futbollit vendas, ka krijuar problem duke u zhdukur pa paralajmërim.
Sipas mediave portugeze, Isaac udhëtoi në Francë për provimet e supozuara të shkollës, por nuk u kthye më. Askush nga klubi nuk ka kontaktuar dhe nuk ka informacion se ku ndodhet sulmuesi i ri francez.
“Ai është një sulmues argëtues, i shpejtë dhe teknikisht i mirë. Ai ka ikur dhe ne nuk e dimë nëse do të kthehet ndonjëherë. Është turp sepse e shohim se ai ka cilësi. Ne ramë dakord për një datë kthimi, por ai nuk u shfaq, u zhduk dhe nuk dëgjuam më asgjë për të”, tha trajneri i Academica U-23, Miguel Carvalho për portalin Zerozero.
/GazetaBlic Sport/


