Sporti

Postimi skandaloz në drejtim të babait të tij, Kylian Mbappe vjen me reagim të ashpër

03/31/2022 21:39
nga:Mergim Rreci

Kylian Mbappe ka reaguar ndaj “Winamax Sport”, pas postimit skandaloz nga ana e tyre.

Brenda këtij postimi shihet një person i zhveshur në stadium, ku kjo faqe i referohet me një përshkrim të turpshëm,”Wilfrid Mbappe gjatë golit të djalit të tij kundër Afrikës së Jugut”, përcjell GazetaBlic Sport.

Kjo ka ngjallur reagimin e ashpër të sulmuesit francez, atje ku Mbappe ka kërkuar më shumë respekt ndaj tij dhe familjes së tij.

“Rreziku i basteve online… nuk ka më një kufi. Pak respekt ju lutem”, ka shkruar ai.