Presidenti kroat, Zoran Milanoviq, ka komentuar deklaratën e ministrit të Jashtëm, i cili tha se presidenti i Rusisë, Vladimir Putin është kriminel.
“Heshtja nuk është gjithmonë flori, heshtja është shumë shpesh marrëzi në politikë. Heshtja shpesh keqkuptohet si urtësi në Kroaci dhe Serbi dhe në fakt është një frikë e zakonshme për veprim. Pyetni ministrin, nuk e di se çfarë ka dashur të thotë”, tha Milanoviq.
“Unë kurrë nuk e kam komentuar Putinin, për mua Rusia është një vend shumë i rrezikshëm, gjë që po dëshmohet tani, një vend që duhet të jetë ndryshe, por që nuk do të ndryshojë me largimin e Putinit. Ai mund të zëvendësohet nga një gjeneral, dhe atëherë ti thjeshtë nuk e di se me kë ke punë. Nuk pres asgjë nga Rusia, nuk është degradim, është bota e dytë, e katërt kam pritshmëri nga aleatët tanë, nga ata që na mbrojnë, kryesisht nga SHBA-ja”, shtoi ai.


