Geek

Rolls-Royce Spectre i ri elektrik përfundon “testimin dimëror” përpara lansimit më 2023

03/31/2022 18:39
nga:Donika Fetahu

Rolls-Royce ka përfunduar testimin dimëror për veturën e saj të re, plotësisht elektrike, Spectre.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ajo i është nënshtruar temperaturave deri në minus 40 gradë celsius në një objekt të specializuar në Suedi.

Modeli i ardhshëm tani do të hyjë në fazat e ardhshme të zhvillimit përpara daljes së tij të planifikuar në 2023.

Inxhinierët analizuan nivelet e zhurmës së Spectre, dridhjet, sistemin e kontrollit të klimës dhe gjendjen e përbërësve të tij prej gome në këto kushte ekstreme, si dhe performancën e tij të trajtimit dhe të sistemit të fuqisë.