Showtime

Pritjes i erdhi fundi, Era Istrefi publikon këngën e re

03/31/2022 18:23
nga:Donika Fetahu

Këngëtarja e njohur kosovare Era Istrefi, më në fund publikoi këngën për të cilën kishte paralajmëruar disa ditë më parë të titulluar “BEBE”.

Artistja kishte kohë që i kishte munguar tregut muzikor për shkaqe të disa problemeve me label-in që kishte një kontratë, që mesa duket i ka sqaruar gjërat, shkruan GazetaBlic.

Istrefi duket mjaft provokuese në videoklipin e këngës dhe stili i saj i veçantë nuk mungoi as këtë herë.

Teksti i këngës është shkruar nga vetë artistja në bashkëpunim me reperin e njohur Bimbimma./GazetaBlic/

LINKU I KËNGËS: