Sporti

Ndeshja me Bolognan, “shpërthejnë” pakënaqësitë tek Milani, kjo për shkak të gjyqtarit të ndeshjes

03/31/2022 18:04
nga:Mergim Rreci

Drejtuesit e Milanit thuhet se janë të zemëruar pasi gjyqtari i papërvojë Livio Marinelli u caktua në ndeshjen e tyre kundër Bolognas.

Klubi ka protestuar prej disa muajsh për vendimet e gjyqtarëve kundër tyre, veçanërisht tek anulimi i golit në ndeshjen ndaj Spezias, përcjell GazetaBlic Sport.

Trajneri i Milanit, Stefano Pioli dhe drejtuesit e klubit kanë qenë të zëshëm në thirrjen për gjyqtarë më me përvojë. Duket sikur reagimet janë shpërfillur, sepse Marinelli do të drejtojë ndeshjen e Milanit me Bolognan këtë fundjavë.

Ai ka vetëm 10 ndeshje në Serie A, së bashku me katër në Serie B dhe një në Coppa Italia.

Ndërkohë, VAR për këtë ndeshje është Aleandro Di Paolo, i njëjti zyrtar që sugjeroi që goli i Milanit kundër Napolit të anulohej për shkak të pozicionit jashtë loje të Olivier Giroud-it që ndërhynte në lojë.

Kuqezinjtë kishin argumentuar se Giroud ishte në tokë nën një lojtar të Napolit, kështu që nuk mund të ndërhynte në lojë.

/GazetaBlic Sport/