Lajme

Musliu: Termi “veteranët e rrejshëm” u shpik për të demonizuar çlirimtarët

03/31/2022 17:34
nga:Astrit Gashi

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu, ka shkruar se nuk ekzistojnë veteranë të rrejshëm.

Sipas saj ky term është shpikur vetëm për të demonizuar çlirimtarët. Ajo ka shtuar se historia njeh vetëm veteranët e UÇK-së.

“Nuk ekszistojnë veteran të rrejshem të UÇK-së. Ky term u shpik për të demonizuar çlirimitaret. Historia i njeh vetem VETERANET E UÇK-së! Të tjeret janë abuzues ose keqperdorues. STOP DEMONIZIMIT TË ÇLIRIMITARVE! Trajtim të dinjitetshem e të ardhura të dinjitetshme për VETERANET!”, ka shkruar ajo në Facebook.