Sporti

Shembet mini-stadiumi, rrezikohet jeta e futbollistëve të skuadrës shqiptare

03/31/2022 17:35
nga:Mergim Rreci

Era me intensitet të lartë deri në fortunal që ka përfshirë sot Vlorën, për pak sa nuk krijoi një incident të rëndë në Pyllin e Sodës.

Skuadra e Orikut ishte në mesin e seancës stërvitore, teksa është shembur baza strukturore e fushës.

Futbollistët kanë dalë të frikësuar, ndërsa brenda mbeti e gjithë baza materiale, kurse topat e gjithçka tjetër fluturuan nga era e rrëmbyeshme.