Vendimi i FIFA-s për mbajtjen e Kupës së Botës në Katar doli në qendër të vëmendjes në kongresin vjetor të organizmit botëror sot.
Udhëheqja e federatës së futbollit të Norvegjisë, Lise Klaveness, një lidere e rrallë femër në skenën ndërkombëtare, tha se dhënia e Kupës së Botës tek Katari ishte “e papranueshme”, përcjell GazetaBlic Sport.
Duke folur në kryeqytetin e Katarit 235 ditë nga fillimi i turneut, Klaveness theksoi mosrespektimin tek të drejtat e njeriut në vendin pritës dhe kërkoi që FIFA të vepronte si “model”.
“Në vitin 2010, Kupat e Botës u dhanë nga FIFA në mënyra të papranueshme, me pasoja të papranueshme”, tha Klaveness në një fjalim në fund të kongresit.
Homoseksualiteti është i paligjshëm në Katar dhe kjo ishte pika ku Klaveness shfaqi edhe kritikat e saj të mëdha, duke thënë se si ka mundësi që organizatori të mos respektojë të drejtat e njeriut.
Ajo foli edhe për shumë punëtorë të vdekur nga kushtet e dobëta, duke thënë se kjo Kupë e Botës nuk e ka hijeshinë e duhur që të luhet në këtë vend.
Klaveness akuzoi gjithashtu drejtuesit e FIFA-s për një përgjigje “ngurruese” ndaj pushtimit rus të Ukrainës.
/GazetaBlic Sport/


