Një sfidë jashtëzakonisht intersante pritet të zhvillohet nesër në Ligën e Parë të Kosovës.
Dy skuadrat që po mëtojnë inkaudrimin në Superligën e Kosovës në futboll, Vushtrria dhe Ferizaji do të përballen në stadiumin “Ferki Aliu”.
Ferizaji ka 5 fitore rrjesht dhe është në krye të tabelës me 40 pikë, kurse Vushtrria është në vendin e dytë me 39 pikë, kjo tregon për rëndësinë e madhe të këtij takimi.
GazetaBlic Sport ka kontaktuar trajnerin e Ferizajt, Arbnor Morinën, atje ku tha se pret që të jetë një ndeshje shumë e mirë, por që rezultati i këtij takimi nuk përcakton asgjë.
“Në çdo lojë futemi për të zhvilluar futboll të mirë, kurse më pas përmes tij kërkojmë edhe rezultatin. Gjithmonë kur luan kundër skuadrave që pretendojnë të futen në Superligë është kënaqësi e madhe, sidomos ndaj Vushtrrisë që ka një skuadër me futbollistë shumë të mirë, me shumicën prej tyre që kanë luajtur edhe në Superligë. Mendoj që do të jetë një ndeshje shumë e mirë, ka edhe shumë ndeshje deri në fund të kampionatit dhe kjo ndeshje nuk përcakton asgjë, do të luhen edhe 7 ndeshje tjera që janë 7 finale njëra pas tjetrës“, tha fillimisht Morina.

Më pas, ai foli edhe për synimin e madh të klubit për inkuadrimin në Superligë, me Morinën që tha se kanë qëllim që fillimisht të stabiliziojnë klubin, kurse më pas edhe të kërkojnë objektiva të tjerë të mëdha.
“Rezultatet janë meritë e punës dhe angazhimit të futbollistëve. Ferizaji nuk e ka pasur me detyrim inkuadrimin në Superligë, por stabilizimin e gjendjes së klubit. Klubi ka ndërtuar një sistem ku përparësi i’u është dhënë futbollistëve që vijnë nga ky qytet. Fakti që kemi transferuar vetëm një futbollist në merkaton e dimrit tregon se unë i kam besuar shumë futbollistëve që i kam nën udhëheqje. Do të vazhdojmë të kërkojmë rezultatet pozitive në vazhdimësi”, përfundoi Morina.
/GazetaBlic Sport/


