Sporti

Rummenigge: Më dhemb zemra kur shoh tifozët e PSG’së duke vërshëllyer Leo Messin

03/31/2022 16:05
nga:Mergim Rreci

Karl-Heinz Rummenigge, ish-presidenti i Bayernit, pranoi se nuk mund ta kuptojë se si tifozët e Paris Saint-Germain kanë guximin të fishkëllojnë një lojtar me përmasat e Lionel Messit.

“Është e vërtetë që Messi nuk duket i lumtur në Paris Saint-Germain. Shpresoj se është forcuar në javët e fundit. Mbaj mend që verën e kaluar tifozët parisien e pritën në një mënyrë të pabesueshme. Tani, ai nuk është një lojtar që meriton të fishkëllohet. Kur shoh skena të tilla, më dhemb zemra”, pranoi ish-trajneri i Bayern-it, duke folur për L’Equipe, përcjell GazetaBlic Sport.

Lionel Messi u fishkëllua nga tifozët e PSG-së pasi skuadra u eliminua nga Real Madridi nga Champions League.

/GazetaBlic Sport/