Partia Socialdemokrate përmes një aksioni simbolik para ndërtesës së Qeverisë së Kosovës, duke e vënë një pankartë me mbishkrimin me të cilin e ka vlerësuar kryeministrin Albin Kurti si veteran të rrejshëm të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Ditëve të fundit është aktualizuar çështja e veteranëve të luftës. Kryeministri Kurti ka thënë se listat janë të fryra dhe se duhet rishikuar.
Në anën tjetër, kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se Qeveria duhet të përfshijë edhe veteranët në pagën e re minimale që pritet të miratohet.



