Lajme

222 persona kërkuan ndihmë në Emergjencë në 24 orët e fundit

03/31/2022 14:44
nga:N M

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit në qendrën emergjente kanë kërkuar ndihmë mjekësorë 222 persona, raporton gazeta Blic.

Sipas SHSKUK këta pacientë kanë kërkuar ndihmë mjekësorë në reparte të ndryshme.

Njoftimi i plotë:

Gjatë 24 orëve të fundit, në Klinikën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës kanë kërkuar ndihmë mjekësore 222 persona.

58 pacientë kanë marrë shërbime mjekësore në Dhomën e Reanimimit (dhoma e kujdesit të avancuar emergjent), kurse 30 të tjerë janë trajtuar si raste kirurgjike.

Në këtë hark kohor, në Dhomën e Shërbimit Internistik janë trajtuar 86 pacientë, ndërkaq.

Po ashtu,  janë ofruar 40 shërbime ortopedike, përderisa 17 persona kanë kërkuar ndihmë mjekësore, si pasojë e aksidenteve në trafik.

Pasi akuzoi Kurtin, Ramush Haradinaj i shkon në zyre veteranëve të UÇK-së: Ata që nuk janë të vërtetë nuk janë të asnjërit prej nesh