Lajme

Shoqërohet në polici deputeti i PS-së, akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre

03/31/2022 13:19
nga:Genita C

Është shoqëruar ditën e sotme në Drejtorinë e Policisë së Tiranës, ish-deputeti i Partisë Socialiste Alqi Bllako.

Bëjmë me dije se Bllako akuzohet për korrupsion dhe shpërdorim detyre si i përfshirë në aferën e inceneratorëve.

Kujtojmë se Bllako është shprehur më herët se është i pafajshëm dhe beson se drejtësia do të bëjë punën e saj larg presioneve për të gjykuar këtë çështje.

Madje ai ka dorëzuar dhe mandatin e deputetit dhe ka kërkuar të gjykohet si qytetar i thjeshtë.