Lajme

Miratohet vendimi i Qeverisë për buxhetin e shtatë komunave

03/31/2022 12:39
nga:Q R

Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka miratuar vendimin e Qeverisë për aprovimin e kërkesës për miratimin e Buxhetit për Komunat: Gjakovë, Prizren, Suharekë, Malishevë, Vushtrri, Mitrovicë dhe Podujevë pas aprovimit të Buxhetit për vitin 2022 nga Kuvendet Komunale.

Këtë vendim e ka arsyetuar ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i cili theksoi se këto komunat kanë respektuar kufijtë buxhetor të përcaktuar nga Ministria e Financave.

Zyrtari i lartë i AAK-së: Qytetarët e Kosovës kurrë nuk kanë qenë në gjendje më të rëndë sociale se sa sot