Mungesa e përfaqësuesit të Agjencisë Kosovare të Privatizimit (AKP), ka bërë që të shtyhet seanca e së enjtes në Gjykatën Themelore në Ferizaj, ndaj Xhabir Zharkut, ish-kryetar i Komunës së Kaçanikut, i akuzuar për korrupsion.
Kryetari i trupit gjykues, Ibrahim Idrizi tha se nuk ka prova që përfaqësuesi i AKP-së është ftuar në mënyrë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.
Seanca e radhës për këtë rast u caktua më 15 prill 2022.
Ndryshe, prezent në sallën e gjykimit ishin prokurori Rasim Maloku, mbrojtësja e të akuzuarit Zharku, avokatja Albana Kelmendi dhe dëshmitarët Fitore Krivanjeva- Daci, Bekim Troni, Bashkim Topojani dhe Elham Bunjaku.
Ligji i pagave, Imer Mushkolaj për VV-në: Arrogancë e papërgjegjësi


