FIFA ka publikuar ranglisten e kombëtareve pas ndeshjeve të marsit.
Shqipëria ka pësuar rënie në renditjen e re të publikuar nga institucioni më i madh i futbollit “FIFA”, shkruan GazetaBlic Sport.
Kuqezinjtë pësuan humbje minimale nga Spanja me rezultat 2-1, kurse barazuan 0-0 ndaj Gjeorgjisë duke mos arritur të shënonin fitore në këto dy ballafaqime.
Kombëtarja shqiptare tani renditet e 66’ta në ranglistën e re duke pësuar rënie për 3 pozita nga ranglista e kaluar.
/GazetaBlic Sport/


