Lajme

Besnik Tahiri me aksion në Kuvendin e Kosovës, Konjufca: Besnik ku je inspiru për këtë aksion

03/31/2022 10:33
nga:N M

Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri me të nisur seanca e Kuvendit të Kosovës ka nisur me një aksion duke i lënë disa pankarta me mbishkrimin ”Ku është Ligji i Pagave” te ulësja e kryeministrit të Kosovës dhe të disa ministra, raporton Gazeta Blic.

Por nuk ka munguar ‘ironizimi’ i Kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca.

“Besnik ku je inspiruar për këto aksione… ”, ka thënë Konjufca.