Sporti

Busquets konfirmon transferimin e Kessie te Barcelona

03/31/2022 10:34
nga:E K

Ylli i Barcelonës, Sergio Busquets konfirmon se Franck Kessié do të transferohet në Camp Nou.

Reprezentuesi spanjoll foli për RAC1, duke konfirmuar se mesfushori i Fildishtë do të transferohet në klub në fund të sezonit aktual, përcjell GazetaBlic Sport.

“Ai duhet të përshtatet me trajnerin, i cili me siguri e ka parë dhe ka nënshkruar me të”, tha fillimisht spanjolli.

“Jam i lumtur që kam një ekip më të fortë dhe që njerëzit duan të vijnë këtu. E kam parë duke luajtur. Ai është fizikisht i fortë, nuk humb shumë topa, e mban topin mirë… Jam i sigurt se do të bëjë mirë dhe do të na ndihmojë”, shtoi ai.

Kessie refuzoi të angazhohej për të ardhmen e tij në Milan dhe nënshkroi një marrëveshje katërvjeçare me Barcelonën.

Ai tashmë i ka kaluar testet mjekësore me gjigantët e La Ligës. 25-vjeçari iu bashkua Milanit në një marrëveshje prej 24 milionë eurosh nga Atalanta në vitin 2019.

/GazetaBlic Sport.