Sporti

“Rrëfehet” Pjanic: Koeman nuk më respektoi – Xavi ka ndryshuar Barcelonën

03/31/2022 10:15
nga:E K

Mesfushori boshnjak, Miralem Pjanic, ende është i ‘nervozuar’ me ish trajnerin e tij, Ronald Koeman.

Pjanic dështoi te Barcelona pasi nuk gjeti hapësira të mjaftueshme nën urdhërat e Koeman, shkruan GazetaBlic Sport.

Ai beson që Xavi e ka ndryshuar ekipin, kurse shton se tekniku holandez nuk kishte aspak respekt për të.

“Koeman nuk kishte respekt për mua. Tani, Barca me Xavin duket komplet ndryshe”, ka thënë Pjanic.

Lojtari që me karton i takon Barcelonës, ka treguar edhe kush i pëlqen më shumë te skuadra aktuale ‘Blaugrana’.

“E dua Pedrin. Ai vallëzon me topin, sikur Iniesta. Herën e parë kur pash Gavin në stërvitje, mendova me vete se ky do të jetë special”, shtoi ish-anëtari i Juventus e Roma.

/GazetaBlic Sport/