Sporti

Këto tetë kombëtare po luftojnë për tre vendet e mbetura që dërgojnë në Kupën e Botës

03/31/2022 08:57
nga:L J

Janë mësuar tashmë 29 kombëtaret që do të luajnë në Katar për titullin e Kupës së Botës në fund të vitit.

Tre pjesëmarrës të tjerë në kampionat mungojnë, përcjell GazetaBlic Sport.

Europa do të japë përfaqësuesen e saj të fundit në qershor pas ndeshjes në Cardiff mes Uellsit dhe fituesin e duelit Skoci dhe Ukrain, që do të luajnë më herët në Glasgow.

Nga Evropa, kualifikimin e kanë siguruar Kroacia, Serbia, Spanja, Zvicra, Franca, Belgjika, Danimarka, Holanda, Anglia, Gjermania, Portugalia dhe Polonia.

Zelanda e Re ose Kosta Rika, Australi / Emiratet e Bashkuara Arabe ose Peru

Do të luhen edhe dy play off ndërkontinentale. Zelanda e Re si fituese e kualifikueseve të Oqeanisë do të luajë kundër Kosta Rikës, ndërsa më i miri nga dueli i Australisë dhe Emirateve të Bashkuara do të luajë kundër Perusë. Këto ndeshje do të luhen në qershor në Katar.

Shorti për Kupën e Botës hidhet të premten në orën 18:00 dhe përveç Katarit mikpritës dhe kombëtares evropiane të lartpërmendur, do të jenë edhe Irani, Koreja e Jugut, Arabia Saudite, Japonia, Gana, Senegali, Tunizia, Maroku , Kameruni, Kanada, Meksika, SHBA, Brazil, Argjentinë, Uruguai dhe Ekuador.

/GazetaBlic Sport