Legjenda e futbollit anglez David Beckham mezi pret Botërorin e parë në Lindjen e Mesme dhe në botën arabe, e cila do të zhvillohet në Katar nga 21 nëntori deri më 18 dhjetor.
“Është një moment i mrekullueshëm për të gjithë në Katar dhe shumë frymëzues. Për Katarin është është një mundësi për të treguar vendin e tyre dhe dashurinë e tyre për futbollin, historinë dhe kulturën e tyre. Ardhja e disa prej lojtarëve më të mëdhenj të këtij sporti është një moment i madh për vendin dhe rajonin”, tha Beckham, një nga ambasadorët e PS-së në një intervistë për FIFA-n.
Beckham ka komentuar edhe stadiumet në Katar që janë afër njëri-tjetrit.
“Është një përfitim i madh. Më e largëta që do të duhet të udhëtojnë ekipet kombëtare është 40-45 minuta me autobus. Në Kupat e Botës që luajta, m’u deshën dy ose tre ditë për t’u rikuperuar nga loja dhe për të udhëtuar. Për një lojtar, Katari ofron gjithçka”, tha ai.
Ai gjithashtu tregoi favoritët e mundshëm.
“Pritjet e mia nga Anglia janë gjithmonë të larta. Mendoj se kjo është mundësia e duhur për ne. Ne po hyjmë në turne në formë të mirë, duhet të vazhdojmë. Kur mendoni për Kupën e Botës ju automatikisht flisni për Brazilin, Argjentinën dhe Francën. Megjithatë, mezi pres të shoh edhe Danimarkën. Mendoj se mund të jenë një nga surprizat”, përfundo ai.
/GazetaBlic Sport


