Sporti

Zyrtare: Ruud Van Nistelrooy bëhet trajner i skuadrës së madhe holandeze

03/30/2022 18:49
nga:Mergim Rreci

Ruud Van Nistelrooy u konfirmua këtë të mërkurë si trajner i PSV Eindhoven për sezonin e ardhshëm.

Ish-sulmuesi holandez, i cili luajti për PSV-në midis viteve 1998 dhe 2001 (62 gola në 67 ndeshje), ka nënshkruar një kontratë deri në fund të sezonit 2024/25 dhe do të zëvendësojë Roger Schmidt, përcjell GazetaBlic Sport.

Për Van Nistelrooy, kjo do të jetë përvoja e tij e parë si trajner i një ekipi të lartë.

/GazetaBlic Sport/