Sporti

Drejtori i Dortmundit pranon largimin e Haaland: Do të gjejmë një tjetër talent të ri

03/30/2022 17:33
nga:Mergim Rreci

Hans-Joachim Watzke, drejtori i Dortmundit, është i lodhur nga spekulimet për të ardhmen e Erling Haaland dhe nuk ka dyshim se nëse norvegjezi largohet në fund të sezonit, ai do të gjejë një tjetër talent të ri për të zënë vendin e tij.

“E ardhmja e Haaland? Nuk e di, ju duhet ta pyesni atë, jo mua. E vetmja gjë që më shqetëson janë spekulimet mediatike, por as Haaland dhe as unë nuk mund të bëjmë asgjë për këtë. Kështu e luajmë këtë lojë budallaqe [duke iu referuar lajmeve dhe spekulimeve të tregut]… Kur Haaland të largohet, ne do të gjejmë një tjetër talent të ri dhe ai do të shndërrohet në një superyll. Tani nuk do të komentoj thashethemet e transferimit”, tha menaxheri i Dortmundit, duke folur për Bild, përcjell GazetaBlic Sport.

Erling Haaland do të ketë një klauzolë që e lejon të largohet nga merkato e verës për 75 milionë euro. Lojtari është i pëlqyer nga disa klube.