Sporti

Tashmë duket çështje e kryer, njëri nga sulmuesit kryesor do të largohet nga Chelsea

03/30/2022 16:12
nga:L J

Sulmuesi gjerman në radhët e Chelseas,Timo Werner është shumë pranë largimit nga klubi.

Sipas medias gjermane Sport1, Werner është gati të largohet nga Chelsea këtë verë dhe klubi nuk do ta pengojë largimin e tij. Çmimi që ata kërkojnë për Wernerin është rreth 40 milionë euro, përcjell GazetaBlic Sport.

Problemi për të mund të jetë se Chelsea nuk lejohet të shesë lojtarë për momentin, por deri në afatin kalimtar të verës, këto sanksione mund të hiqen nëse klubi ndryshon pronar. Kontrata me Chelsean është e lidhur deri në vitin 2025.

Werner ka qenë mjaft zhgënjyes për tifozët e Chelseat që kur erdhi në klub. Dy vite më parë, ai ishte një nga sulmuesit më të mirë në Evropë, duke shënuar për Leipzig në Gjermani në atë kohë, për t’u blerë nga Chelsea për 53 milionë euro. Por më pas gjithçka shkoi drejt greminës.

Sulmuesi gjerman nuk arriti të tregoi aspak vlerat e tij. Këtë sezon, Werner ka shënuar shtatë gola dhe ka bërë katër asistime.

/GazetaBlic Sport/