Lajme

Mbi 500 raste aktive me COVID-19 në Kosovë

03/30/2022 16:11
nga:Donika Fetahu

Ministria e Shëndetësisë ka publikuar raportin 24 orësh për Covid-19.

Sot u shënuan 30 raste pozitive, teksa u shëruan 31 persona nga Coronavirusi.

Kështu numri i rasteve aktive ka rënë në 592.

Në raportin e ditës është bërë e ditur se 278 persona janë vaksinuar me vaksinën anti-COVID për 24 orë. Numri i të vaksinuarve me dozë të tretë ka arritur në gati 100 mijë, ndërsa me dy doza janë vaksinuar 820 mijë qytetarë.

 

Ministria e publikon raportin 24 orësh për rastet e reja me koronavirus