Lajme

Ambasadori i Kosovës në Portugali: Faleminderit Greqisë për qëndrimin pozitiv dhe pragmatik ndaj Kosovës

03/30/2022 15:22
nga:Astrit Gashi

Ambasadori i Kosovës në Portugali, Ylber Kryeziu, ka falënderuar presidenten e Greqisë, Katerina Sakelaropulo, për, siç ka thënë, qëndrimin pozitiv dhe pragmatik të Greqisë për çështjen e Kosovës.

Ai ka shkruar në Tëitter se ka uruar presidenten greke për Ditën e shtetësisë së të Greqisë gjatë pritjes në Bashkinë e Lisbonës, ku ajo ishte pjesëmarrëse .

“Gjatë pritjes së Presidentes së Greqisë, Shkëlqësisë së saj, Katerina Sakelaropulou, në Bashkinë e Lisbonës, pata kënaqësinë të uroj Sakelaropulo për Ditën e Shtetësisë së tyre dhe ta falënderoj për qëndrimin pozitiv dhe pragmatik të Greqisë ndaj Kosovës”, ka shkruar Kryeziu në Twitter.
Kujtojmë se Greqia është një nga pesë vendet e BE-së që nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.