Lajme

Kanë filluar të arrijnë ftesat nga Serbia për qytetarët serb të Kosovës, për votimin në Rashkë

03/30/2022 13:26
nga:Genita C

Komisioni Republikan i Zgjedhjeve në Serbi pas refuzimit të autoriteteve kosovare për lejimin e mbajtjes së zgjedhjeve në Kosovës, bazuar në praktikat e mëhershme, ka marrë vendim që votuesit nga Kosova, mund të votojnë në qendrat e votimit në katër komuna të Serbisë – Bujanoc, Rashkë, Kurshumli dhe Tutin.

Burimet e Gazetës Blic thonë se në veri të Mitrovicës, kanë filluar të arrijnë ftesat nga Serbia për qytetarët serb të Kosovës për votimin në Rashkë. Poashtu merret vesh se për organizimin e vajtjes se tyre për të votuar në Rashkë, informacionet do të dalin nesër ose më së largu deri ditën e premte.

Në anën tjetër, GazetaBlic mëson se në bazë të hulumtimeve dhe anketave që janë bërë në veri, interesimi i serbëve për të shkuar në këto votime është shumë më i vogël në krahasim me zgjedhjet e kaluara.

Mësohet se kryesisht do të shkojnë pensionistët dhe të punësuarit në Institucionet e Serbisë të cilat janë paralele me Kosovën dhe një numër i vogël i qytetarëve të punësuar në Institucionet e Kosovës.

Moslejimi i mbajtjes së zgjedhjeve serbe në Kosovë, ka nxitur reagime të shumta.

Vendet e QUINT-it e kishin lëshuar një deklaratë për media, ku ishin shprehur të zhgënjyera me Qeverinë e Kosovës pse nuk lejoi mbajtjen e zgjedhjeve sikurse ka ndodhur në të kaluarën./ Gazeta Blic