Lajme

Schroeder ende i heshtur, nuk i përgjigjet kërkesës për largim nga pozicionet në kompanitë ruse

03/30/2022 00:55
nga:Astrit Gashi

Ish-kancelari gjerman, Gerhard Schroeder është ende i heshtur ndaj kërkesës së Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë (SPD) për të hequr dorë nga të gjitha funksionet në kompanitë shtetërore ruse.

Këtë e ka konfirmuar kreu i kësaj partie, Lars Klingbayl.

I pyetur nëse Schroeder iu përgjigj një letre nga SPD, partia që ai drejtonte dikur dhe në të cilën Klingbayl është ende anëtar, Klingbayl qartësoi se Schroeder nuk është përgjigjur.

“Ne jemi distancuar qartazi politikisht”, tha presidenti i SPD, duke vënë në dukje se partia kishte nisur edhe procedurë disciplinore.

“Ne të gjithë dëshironim që Gerhard Shrëder të qëndronte në anën e duhur të historisë më së voni me fillimin e luftës. Ai mori vendimi e gabuar”, tha Klingbayl.

Klingbayl dhe bashkëkryetarja e SPD-së, Saskia Esken i dërguan një letër Schroederit me një ultimatum për të hequr dorë nga puna në kompanitë ruse.

Esken tha në fillim të marsit se “së shpejti”.
pritej përgjigja e tij.

Schroeder mban pozicione fitimprurëse në kompaninë që administron gazsjellësit Nord Stream 1 dhe 2. Përveç kësaj, ai është kryetar i bordit mbikëqyrës në kompaninë shtetërore ruse, Rosneft.

Kancelari i dyfishtë, nga viti 1998 deri në 2005, dyshohet se pret një pozicion në bordin mbikëqyrës të Gazprom.

Schroeder ka qenë prej kohësh objektiv i kritikave për shkak të lidhjeve të ngushta me Rusinë dhe miqësisë me presidentin Vladimir Putin.

Që nga fillimi i operacionit rus në Ukrainë, ai ka qenë nën trysni të madh për të hequr dorë nga funksionet e biznesit.