Sporti

Portugalia edhe Polonia janë dy kombëtaret e radhës që sigurojnë kualifikimin në Kampionatin Botëror

03/29/2022 22:37
nga:Mergim Rreci

Portugalia edhe Polonia janë dy kombëtaret që janë kaulifikuar në Kampionatin Botëror.

Ronaldo me shokë triumfuan ndaj Maqedonisë së Veriut, me ndeshjen që përfundoi me rezultat 2 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Kjo fitore do të thotë kualifikim për kombëtaren e Fernando Santos në Kupën e Botës.

Polonia u kualifikua poashtu, kjo pas fitores ndaj Suedisë. Ndeshja përfundoi me rezultat 2 me 0. Lewandowski dhe Zielinski shënuan golat e fitores.

Zlatan Ibrahimovic nuk do të jetë pjesë e Kampionatit Botëror dhe ky mund të jetë edhe fundi i tij me kombëtaren e Suedisë.

/GazetaBlic Sport/