Lajme

Veprim i koordinuar i 4 shteteve të BE-së, dëbojnë mbi 40 diplomatë rusë

03/29/2022 20:55
nga:Astrit Gashi

Në një veprim të koordinuar, katër shtete të Bashkimi Evropian kanë dëbuar më shumë se 40 diplomatë rusë, të dyshuar për spiunazhë.

Irlanda, Belgjika, Holanda dhe Republika Çeke kanë lëshuar urdhra dëbimi për 43 punonjësish ambasadash në katër vendet.

Një veprim i ngjashëm ishte ndërmarrë nga shtete të tjera të BE-së paraprakisht, përfshirë Poloninë, në javën e kaluar,

Ministrja e jashtme belge, Sophie Wilmes ka thënë se dëbimet janë të lidhura me sigurinë nacionale.

Ndërkaq, kryeministri irlandez Michael Martin, ka thënë se shteti i tij ka dëbuar diplomatët ruse, pas këshillave të marra nga zyrtarët e inteligjencës.