Sporti

Pjesa e parë, këto janë statistikat e ndeshjes Zvicër – Kosovë

03/29/2022 18:59
nga:Mergim Rreci

Ka përfunduar pjesa e parë në ndeshjen mes Kosovës dhe Zvicrës.

Rezultati pas 45 minutave të parë është 0 me 0, shkruan GazetaBlic Sport.

Kosova kishte paraqitje shumë të mirë gjatë pjesës së parë, me “Dardanët” që rrezikuan disa herë.

Megjithatë, edhe Zvicra kishte rastet e saj, por që në fund, portat mbeten të paprekura.

Bazuar tek statistikat, helvetët e kishin posedimin e topit dhe numrin më të madh të goditjeve në drejtim të portës, por që edhe Kosova ishte kënaqshëm në këtë drejtim.

Mbetet të shihet sesi do të rrjedhin gjërat në pjesën e dytë.