Sporti

Zyrtare: Ky është formacioni i Shqipërisë për ndeshjen ndaj Gjeorgjisë

03/29/2022 16:47
nga:Mergim Rreci

Shqipëria do të përballet sonte me Gjeorgjinë, në një ndeshje me karakter miqësor që zhvillohet në stadiumin “Air Albania” me fillim nga ora 18:00.

Kuqezinjtë vijnë në këtë ndeshje pas disfatës nga Spanja me rezultat 2-1, por që ishte një paraqitje solide e të përzgjedhurve të Edi Rejas dhe humbja erdhi ne minutat e fundit të ndeshjes, përcjell GazetaBlic Sport.

Ky është formacioni zyrtar: Strakosha, Ismajli, Kumbulla, Gjimshiti, Roshi, Çekiçi, Asllani, Ramadani, Hysaj, Broja, Manaj.