Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, ka pritur sot në takim Drejtorin e e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, Petrit Ajeti.
Ky takim është mbajtur në objektin e IPK-së, ku përveç tjerash është diskutuar edhe për zbatimin e Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve.
“Kryeshefi i IPK-së falënderoi Drejtorin e AKI-së për përkrahjen dhe rolin e rëndësishëm që AKI kishte në shkëmbimin e informacioneve gjatë hetimit dhe realizimit të operacionit “Pika” në kuadër të autorizimeve ligjore të dy institucioneve të rëndësishme për sigurinë e vendit”, thuhet në njoftimin për media të IPK-së.
Që të dy udhëheqësit bëhet e ditur se kanë shprehur gatishmërinë për thellimin të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve drejt mbështetjes së njëra tjetrës në përmbushjen e mandatit të tyre kushtetues dhe ligjor.


