Lajme

Ministri ukrainas – pjesmarrësve në bisedimet me Rusinë: Mos hani dhe mos pini asgjë

03/29/2022 12:40
nga:Q R

Ministri i jashtëm i Ukrainës, Dmytro Kuleba këshilloi këdo që shkon në negociatat me Federatën Ruse të mos hajë ose pijë asgjë dhe mundësisht të shmangë prekjen e çdo sipërfaqeje.

Paralajmërimi erdhi pas helmimit të dyshuar të miliarderit rus, Roman Abramovich dhe negociatorëve ukrainas në fillim të këtij muaji në bisedimet e paqes në kufirin Ukrainë-Bjellorusi, raporton BBC.

Ekziston një skepticizëm në lidhje me helmimin e supozuar dhe një zyrtar amerikan i paidentifikuar u citua nga “Reuters” të ketë thënë se inteligjenca sugjeroi se simptomat e tij ishin për shkak të faktorëve mjedisor dhe jo helmimit.