Lajme

Digjen 300 trupa pemë të arrës në Zubin Potok

03/29/2022 10:37
nga:Genita C

Një grua nga Cabra e Zubin Potokut është shoqëruar në stacionin policor, pasi që nga zjarri i shkaktuar, i cili ka dal jashtë kontrollit, janë djegur 300 trupa pemë të arrës dhe sistemi i ujitjes, të një personi tjetër.

Në raportin e policisë thuhet se zjarrfikësit kanë shuar zjarri. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt.

“Fsh. Cabra, Zubin Potok, 27.03.2022 – 16:00. Është shoqëruar në stacionin policor e dyshuara femër kosovare, pasi që zjarri i shkaktuar ka dal jashtë kontrollit dhe si pasoj janë djegur 300 trupa pemë të arrës dhe sistemi i ujitjes, të viktimës mashkull kosovar. Zjarrfikësit kanë shuar zjarri. Me vendim të prokurorit, rasti shkon në procedurë të rregullt”, njofton Policia.